Rrëshqitje gurësh në aksin nacional Lezhë-Rubik

Rrëshqitje gurësh në aksin nacional Lezhë-Rubik

15:25, 04/12/2018
A+ Aa A-

Qarkullimi në rrugën nacionale Lezhë - Rubik, pranë fshatit Pllanë është me rrezik.

Ndëerkohë që rrëshqitjet vijojnë prej 10 ditësh, por askush nuk ka marrë masa.

Kalimtarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi thonë se rreziku mbetet i lartë.

"Është e frikshme sepse mund të bien edhe gurët e tjerë.", shlorerhte nej banire per ora neës

Bashkia Lezhë bën me dije se rruga ku kanë rënë guret është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe si e tillë ky dikaster duhet të kishte marrë masa për largimin e gurëve.

Fenomeni shqetësues i rrëshqitjeve të gurëve mbetet i pranishëm edhe në rrugën e Torovicës ku pak ditë më parë u rrezikua të përsëritej tragjedia e tetorit të vitit të kaluar me tre viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco