Lirohet nga burgu 'i forti' i Shkodrës, Lulzim Kulla

Lirohet nga burgu 'i forti' i Shkodrës, Lulzim Kulla

09:27, 28/11/2018
A+ Aa A-

Lulzim Kulla, i njohur si “një nga të fortët” në Shkodër, është liruar nga burgu. Ai ishte arrestuar pak muaj më parë tek tentonte të kalonte kufirin drejt Greqisë me një pasaportë falso.

Vendimin e mori Gjykata e shkallës së Parë Gjirokastër, e cila e mori e çështjen e tij pasi arrestimin të tij në Kakavijë, ku ai ishte paraqitur me emrin  e ri alfond Deda.

Kujtojmë se Lulzim Kullës iu bë atentat me tritol në 13 janar të këtij viti; ai vetë u plagos, por e pësuan edhe 8 qytetarë të pafajshëm. Kulla dyshohet si person që iu ka bërë presion bizneseve në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale dhe njeriu që ka torturuar deri në vdekje një qytetar, por që ka mbetur vetëm në kuadrin e dyshimeve.

Po ashtu, ai është arrestuar për kultivim kanabisi në Dukagjin, është mbajtur në burg 6 muaj edhe është liruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco