FOTO/ Kërcënohet me jetë dhe rrihet me grushte shefi i OSHEE, ja nga kush dhe pse. Emrat

FOTO/ Kërcënohet me jetë dhe rrihet me grushte shefi i OSHEE, ja nga kush dhe pse. Emrat

17:41, 27/11/2018
A+ Aa A-

Përgjegjësi i OSSHE kërcënohet me jetë dhe dhunohet fizikisht. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Përrenjasit. Burime zyrtare bënë me dije se është goditur për shkak të detyrës, shefi i Grupit Operativ te OSHEE Përrenjas, Reshit Karriqi.

Shefi i Grupit Operativ të OSHEE për rrethin e Librazhdit sipas burimeve zyrtare është goditur me grushte dhe mjete të forta nga shtetasi Artan Kokonozi banues në Përrenjas. Dhunuesi rezulton të ketë zaptuar me dhunë tri muaj më parë një ambient që është në pronësi të OSHEE.

Kokonozi pasi e ka zaptuar këtë objekt që dikur ka shërbyer si zyrë e ndërmarrjes së ish elektrikut ka sistemuar familjen në të duke pretenduar se e ka kthyer në banesë në të cilin është ndërprerë energjia pas zaptimit nga Kokonozi.

Shefi i Grupit Operativ bashkë me Shefin e Agjencisë kanë bërë denoncim për zaptimin nga ky shtetas. Ky denoncim është bërë në Posten e Policisë në Përrenjas për rastin në fjalë.

Sot punonjësi i OSHEE, Reshit Karriqi në kohën që ka qenë duke u kthyer për në zyrë nga lagja Përrenjas Fshat ku kishte kryer manovrime në kabinën elektrike është sulmuar dhunshëm nga zaptuesi i zyrës së ish ndërmarrjes elektrike Kokonozi i cili i ka dalë përpara dhe e ka goditur në fytyrë dhe në trup.

Vetëm ndërhyrja e kalimtarëve ka arritur të frenojë agresorin pasi situata mund të përkeqësohej pasi agresori njihet edhe si person me probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë dhunuesi ka kërcënuar me jetë punonjësin e OSHEE dhe familjarët e tij si dhe ka dëmtuar për të disatën herë derën e kabinës kryesore elektrike në qytetin e Përrenjasit.

Image

Reshit Karriqi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco