Vrasja në ish bllok, gjykata lë në ‘detyrim paraqitje’ Ajaks Boshnjakun

Vrasja në ish bllok, gjykata lë në ‘detyrim paraqitje’ Ajaks Boshnjakun

09:46, 27/11/2018
A+ Aa A-

Dy ditë pas vetëdorëzimit në polucinë e kryeqytetit, Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Ajaks Boshnjakun. Trupa gjykuese vendosi ndaj tij masën e sigurisë "detyrim paraqitje".

Boshnjaku, i cili ishte shpallur në kërkim për përplasjen me armë në zonën e Bllokut, u vetëdorëzua në polici mbnrëmjen e së dielës, i shoqëruar nga avokatja e tij.

Urdhër arresti për të ishte firmosur nga prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, pasi kishte dyshime se është i përfshirë në krimin që tronditi kryeqytetin.

Nga hetimet rezulton se Boshnjaku ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elion Haton.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco