FOTO/ Krim tjetër në Vlorë, të shtëna me armë zjarri në mes të qytetit

FOTO/ Krim tjetër në Vlorë, të shtëna me armë zjarri në mes të qytetit

19:15, 23/11/2018
A+ Aa A-

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen "29 Nëntori" në Vlorë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që ka degjeneruar me përdorimin e armëve. Kanë qenë disa persona janë konfliktuar dhe më pas kanë shtënë në drejtim të njëri-tjetrit.

Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin e personit që ka qëlluar me armë.

Ngjarja vjen pas shpërthimit të një automjeti që la të plagosur rëndë një biznesmen në qytet.

Agron Alushaj 48 vjeç, humbi të dyja këmbët pas shpërthimit të lëndës eksplozive në makinën e tij. Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti.

Agron Alushaj mësohet se merrej me biznes ndërtimi dhe ishte pronar i një guroreje në Drashovic. Po kështu Alushaj është dhe i vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco