FOTO/ Jeta e polices që u plagos sot

FOTO/ Jeta e polices që u plagos sot

21:46, 22/11/2018
A+ Aa A-

Efektivja e policisë Ina Nuku mbeti e plagosur ditën e sotme para parlamentit, ku pati përleshje mes forcave të rendit dhe banorëve që protestonin për të mbrojtur banesat e tyre, pas urdhrit të Ramës për të liruar shtëpitë dhe të mos dëmshpërblente.

Për të ruajtur krimin ekonomik, kryeministri Rama përdori sot policinë, ku disa prej tyre ashtu si dhe shumë qytetarë mbetën të plagosur.

Por kush është efektivja Inas Nuku?

Jeton e vetme. Me qera. Babai pa punë. Nëna ekonomiste. Vëllai emigrant në Gjermani. Nuk ka krijuar deri tani një familje pasi i është dedikuar punës, ku kërkon të bëjë karrierë. Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Kolegët e saj të Forcave të Posaçme “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e tregojnë si një vajzë të shkëlqyer, e përkushtuar dhe me ëndrra për të ardhmen.

26 vjeçarja ka lindur në Peqin dhe e diplomuar me nota të shkëlqyera në Universitetin e Sporteve të Tiranës, ku edhe përfundoi studimet master për shkencat e lëvizjes.

Në Prill të vitit 2016, Ina është certifikuar si punonjëse e Patrullës së Përgjithshme dhe prej afro një vit e gjysmë ka punuar si efektive e Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë nr.3. E reja nga qyteti i vogël i Peqinit, që ndoqi ëndrrën e saj për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit, prej gjashtë muajsh ishte transferuar në repartin “Shqiponja”, ku vendosi të jepte kontributin e saj.

Por, për punonjësen e policisë së lindur në vitin 1992, e cila ka pasur rezultate shumë të mira në Universitetin ku ajo studio dhe në Akademinë e Sigurisë, nuk munguan as arritjet në profesionin e saj. Ndonëse në një moshë të re, ajo vuri jetën e saj në rrezik përballë disa grabitëse që kishin vjedhur me dhunë një makinë në Shkodër, duke i ndaluar keqbërësit. Për këtë veprim të saj, ajo është shpërblyer me një pagë mujore shtesë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Edlir Rameta 24/11/2018 10:27

    Sherim sa me te shpejt dhe me nje burre,se dhe ne moshe eshte dhe bukuroshe tani dhe me fame.Sherim sa me te shpejte.

    Shto koment

    Denonco