Policia greke vret një shqiptar

Policia greke vret një shqiptar

19:05, 22/11/2018
A+ Aa A-

Policia greke ka vrarë një shqiptar. Dyshimet e para janë që ai po transportonte drogë pranë kufirit, por ende nuk dihen rrethanat.

Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantit. Ende nuk dihet emri i shqiptarit të vrarë në kufirin e gjelbër.

Sipas mediave greke, efektivët e policisë po zhvillonin një aksion kundër një grupi që dyshohet se posedonte lëndë narkotike. Nga informacionet e shtypit grek, bëhet fjalë për një grup shqiptarësh që trafikonin drogë.

Sapo vunë re makinat e policisë, ata qëlluan me armë ndaj policisë. Nga shkëmbimi reciprok i zjarrit, mbeti i vdekur një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Po kështu, u plagos lehtë në dorë një polic grek.

Nuk ka informacion nëse është konfiskuar lëndë narkotike gjatë këtij operacioni. Ndërkohë aksioni është ende duke vazhduar, shkruajnë mediat greke, për të arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Oni22/11/2018 19:45

Te kerkojne hetim dypalesh autoritete shqipetare. Kur ishte rasti i Kacifas u ngriten gjithe hienat zyrtare e jozyrtare greke qe pse nuk u shmang vrasja nderkohe qe ai qellonte policine. Po ne kete rast policia greke ose nuk i kapi te gjalle por e vrau. Vrasja e sotme eshte e qellimshme dhe ne shenje hakmarrje, rrezik sjane as trafikante por hallexhinj qw kane marr rruget e kurbetit nga qeveria e kapur e Rilindase.

Shto koment

Denonco