Zbulohet skandali edhe në testin për “Kryekomisarët”

Zbulohet skandali edhe në testin për “Kryekomisarët”

16:58, 21/11/2018
A+ Aa A-

Zbulohen të tjera shkelje në lidhje me konkursin për gradën e kryekomisarit në Policinë e Shtetit. Një prej 280 konkurrentëve që ka garuar në 12 ka pasur njëherësh edhe detyrë të mbikëqyrte testin.

Ai është Arjan Zoton, që rezulton si një prej 30 fituesve, pasi ka arritur të sigurojë 87 pikë.

Zoto, sipas këtij dokumenti të mëposhtëm, edhe ka marre pjese ne konkurs edhe ka mbikëqyrur kolegët e tij që të mos kopjonin në sallën 1 të akademisë, çka është në kundërshtim me rregullat e zhvillimit të testit.

Zyrtarisht nga Akademia e Sigurisë, një nga institucionet përgjegjëse për zhvillimin e testit, nuk ka ende sqarime për rolin e Zotos. Ky fakt del në dritë teksa konkurrentë  të tjerë janë ankuar për mënyrën e strukturimit të tezës, e cila, sipas tyre është ndryshuar pa paralajmërim në momentin e fundit.

Testi për këtë gradë po zhvillohet i ndarë në tre faza dhe përfundon të enjten.

Por problemet kryesore janë konstatuar në testin e parë për gradën Komisar, kryesisht në urdhrin e drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliu, për ta anuluar atë 6 ditë pas përfundimit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre për anëtaret e komisionit, ku bën pjesë edhe Veliu dhe Prokuroria po kryen verifikimet për të parë nëse ka shkelje penale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco