Reshje të mëdha, ja zonat që rrezikojnë të përmbyten

Reshje të mëdha, ja zonat që rrezikojnë të përmbyten

15:25, 20/11/2018
A+ Aa A-

I gjithë vendi që në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë, nga shira të shumtë që sa vijnë edhe shtojnë intesitetin.

Mësohet se këto reshje intensive, do të vazhdojnë të bien, të paktën edhe në 24 orët e ardhshme.

Sipas parashikimeve të IGJEUM, Vlora, Gjirokastra dhe Elbasani janë qytetet që rrezikojnë më shumë që të përmbyten në orët në vazhdim.

Në zona të kufizuara të qarqeve, në terrenet malore mund të ketë edhe reshje në formë shtrëngate, paralajmërohet nëpërmjet këtij njoftimi.

‘Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së sotme dhe pjesës së parë të ditës së nesërme në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan.

Mundësi për rrëshqitje të tokës në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat’, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco