Plagosja e 15 vjeçarit në Peqin, policia arreston kushëririn e tij

Plagosja e 15 vjeçarit në Peqin, policia arreston kushëririn e tij

10:40, 20/11/2018
A+ Aa A-

Nja ngjarje e rëndë tronditi një ditë më parë Peqinin, kur një 15-vjeçar plagosi veten aksidentalisht me një pistoletë.

Ndërkohë siç mesohet gjatë ditës së sotme policia ka arrestuar kushëririn e tij. Ai është 16-vjeçari me inicialet E.T., nxënës në Shkollën Profesionale në Elbasan I cili dyshohet se është edhe posedues i armës së zjarrit.

Mësohet se adoleshenti, bashkë me kushëririn tjetër, 17-vjeçarin me inicialet A.B., ishin në banesën e 15-vjeçarit që mbeti i plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bicaj të Njësisë Administrative Përparim. 15-vjecari jetonte i vetëm në shtëpi pasi prindërit i ka aktualisht në Greqi. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë.

Ndërkohë që i mituri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco