VIDEO/ Sekuestrohen 50 kg kanabis, ‘çokollatë’, arrestohen 5 persona. Emrat

VIDEO/ Sekuestrohen 50 kg kanabis, ‘çokollatë’, arrestohen 5 persona. Emrat

10:13, 17/11/2018
A+ Aa A-

Janë sekuestuar në Vlorë 50 kilogrmë kanabis sativa e llojit çokollatë.

Në prangat e policisë kanë rënë 5 persona të cilët dushohet se merren me shitje blerje të drogës.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Goditet një grup që merrej me shit-blerje të lëndëve narkotike!

Operacioni nga Seksioni për Narkotikët në DVP Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Vlorë dhe me  struktura të tjera të Policisë së Shtetit.

Sekuestrohen rreth 50 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa "Çokollatë".

Kapen dhe arrestohen në flagrancë 5 shtetas, (ata që shisnin lëndën narkotike si dhe ata që e blinin lëndën narkotike)

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në  Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme  Operacionale të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë me anë te metodave speciale të hetimit kanë finalizuar  operacionin policor antidrogë,  ku si rezultat u  arrestuan në flagrancë 5 persona dhe konkretisht:

? Sokol Bushi, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

? Arben Metaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.

? Martin Bushi, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

? Edi Tafa, 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

? Renaldo Gecaj, 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Operacioni polcior antidrogë , fillimisht ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , ku nga hetimet e kryera, shtetasit Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi, dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transportonin  atë me ndihmën e një automjeti tip "Kamionçinë" drejt Tiranës.

Falë punës së mirëorganizuar, ka filluar ndjekja nga  ana Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera të Policisë së Shtetit, nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike..

Policia ka mbajtur nën vëzhgim personat që transportonin lëndën narkotike  dhe në momëntin kur shtetasit Renaldo Gecaj dhe Edi Tafa, në Tiranë do blinin lëndën narkotike, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të gjithë shtetasit e përfshirë  në këtë rast të shit-blerjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të veprimeve proçeduriale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• rreth 50 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Çokollatë" (hashish), dhe Cannabis Sativa.

• 1 automjet frigoriferik tip "Renault"

• 1 autoveturë tip "Peugeot 407"

• 7 aparatë celularë.

Materialet do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco