Aksidenti i autobusit zbulon një skandal, komisariatet e Pogradecit e Përrenjasit ia ‘ngecin’ përgjegjësinë njëri-tjetrit

Aksidenti i autobusit zbulon një skandal, komisariatet e Pogradecit e Përrenjasit ia ‘ngecin’ përgjegjësinë njëri-tjetrit

17:32, 16/11/2018
A+ Aa A-

Aksidenti i autobusit me nxënës sot në Qafë – Thanë, më pasojë plagosjen e disa gjimnazistëve, denoncon papërgjegjshmërinë e Policisë.

Ndërkohë që mësohet se një prej personave që ndodhej në autobus ka njoftuar policinë e Pogradecit dhe të Përrenjasit, asnjë prej komisariateve nuk e ka marrë përsipër, duke ia lënë përgjegjësinë palës tjetër. Sipas telefonuesit vetëm një ambulancë ka shkuar në vendin e aksidentit, ndërkohë që kanë qenë rreth 17 persona të plagosur apo me lëndime.

Aksidenti raportohet se ndodhi pasditen e sotme. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit kanë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike.

Mësohet se një autobus me gjimnazistë nga Roskoveci është përmbysur duke rënë afër greminës, e për pasojë kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre. Të paktën 17 persona kanë mbetur të plagosur të premten në një aksident në dalje të Qafë Thanës, në aksin Pogradec – Përrenjas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco