Përndoqi dhe frikësoi 25-vjeçaren, prangoset 30-vjeçari në Vlorë

Përndoqi dhe frikësoi 25-vjeçaren, prangoset 30-vjeçari në Vlorë

22:28, 13/11/2018
A+ Aa A-

Bie nën prangat e Policisë një 30-vjeçar, i cili përndiqte një 25-vjeçare, deri sa i kishte shkaktuar frikë asaj. Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se është arrestuar në flagrancë B. S., 30 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka përndjekur shtetasen K. M., 25 vjeçe, banuese në Vlorë, duke i shkaktuar frikë shtetases në fjalë.

Komisariati i Policisë Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin B. S., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka përndjekur shtetasen K. M., 25 vjeçe, banuese në Vlorë, duke i shkaktuar frikë shtetases në fjalë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Përndjekja" neni 121/a i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco