Tjetër aksident, në Fushë-Krujë makina përplas rëndë këmbësorin

Tjetër aksident, në Fushë-Krujë makina përplas rëndë këmbësorin

20:35, 08/11/2018
A+ Aa A-

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sonte në akset shqiptare. Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor Fushë Krujë – Ishëm në fshatin Mazhe.

Ka qenë një autoveturë e cila ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën. Këmbësori identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë në gjendje të dehur dhe ka marrë plagë në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se i plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumë në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco