FOTO/ Gjeneralë e Kolonelë të Agimit të Artë në Bularat. Ja pamjet

FOTO/ Gjeneralë e Kolonelë të Agimit të Artë në Bularat. Ja pamjet

14:39, 08/11/2018
A+ Aa A-

Profesori dhe historiani shqiptar Arben Llalla ka publikuar ditën e sotme, gjatë zhvillimit të ceremonisë mortore të Kostandin Katsifës, fotot e kolonelëve, gjeneralëve dhe nazistëve grekë të “Agimit të Artë”, të cilët ishin në Bularat.

Ai ka treguar me emra, njëri pas tjetrit, grekët që kanë drejtuar turmat, të cilët kanë brohoritur thirrje ekstremiste dhe antishqiptare nga fshati i vogël në jug të Shqipërisë, duke kërkuar edhe djegien e shqiptarëve.

Ndër të tjerë evidentohen Theodhoris Theodhoraqis, drejtues i lartë i sigurimit të partisë naziste Agimi i Artë, Koloneli grek Anestit Katsis, Gjenerali-Major i ushtrisë greke, eurodeputet i partisë naziste i Agimit të Artë, Eleftherios Sinadhinos.

E si të mos mungonin këta, grekët nuk kanë lënë pa varrosur edhe një flamur të tyrin.

Për këtë fenomen, të cilin Llalla e cilëson si budallallëk, shprehet:

Budallëqet e grekëve. Varrosin flamurin. Por flamuri nuk varroset o të mjerë. Në asnjë vend të botës nuk varroset flamuri kombëtar, por kjo duhet të jetë shenjë e vetshkatërrimit të tyre…”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Taku08/11/2018 14:59

    Hani mut Kot O grek pabuksa....pensionistet ne greqi po vdesin per buke...ju vazhdoni lloqe.....ptyyy race e keqe, mos ju mbifte me fara !!!!

    Shto koment

    Denonco