Atentati mafioz në Durrës, vdes edhe i plagosuri Genc Caci

Atentati mafioz në Durrës, vdes edhe i plagosuri Genc Caci

18:46, 07/11/2018
A+ Aa A-

Ka vdekur në spital edhe i plagosuri i atentatit mafioz të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se Genc Caci i cili ishte i shtruar në Spitalin  e Traumës ka ndërruar jetë.

Ai ishte në vdekje klinike prej orësh, ndërsa mbrëmjen e sotme është konfirmuar se ai ka ndërruar jetë, bën të ditur Neës24.

Caci mbeti i plagosur rëndë në atentatin e djeshëm në lagjen 13 të Durrësit, ku u ekzekutua në mënyrë mafioze Edison Harizaj, miku i Emiljano Shullazit.

Harizaj dhe Caci ishin duke udhëtuar me një makinë tip ‘Audi’ kur një mjet tjetër u ka prerë rrugën.

Ata janë gjendur menjëherë nën breshëri kallashnikovi.

Harizaj ndërroi jetë në vend, ndërsa Caci u mbijetoi plagëve të marra, por ka ndërruar jetë pak orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa policia ka shoqëruar kontigjentë kriminalë për të zbuluar ndonjë të dhënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco