Torino, kapet shqiptari me 30 kile marijuanë

Torino, kapet shqiptari me 30 kile marijuanë

16:29, 04/11/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar 36-vjeçar banues në Torino është arrestuar nga policia pasi është kapur me 30 kile marijuanë. Droga është zbuluar nga një qen i policisë që nuhati lëndën e ndaluar në bagazhin e makinës. Në shtëpinë e shqiptarit, i padënuar më parë, u gjetën 3500 euro të fshehura midis ushqimeve të ngrira në frigorifer.

Operacioni i policisë erdhi pas një sinjalizimi anonim nga dikush që kishte vënë re aktivitetin e dyshimtë të shqiptarit, ndërkohë që tani po hetohet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco