Studentët në Durrës në protestë, tymi i Porto Romanos na hyn në auditor

Studentët në Durrës në protestë, tymi i Porto Romanos na hyn në auditor

11:35, 02/11/2018
A+ Aa A-

Ndotja e frikëshme e ambjentit sidmos në zonën e  Porto Romnos ka nxitur të rinjtë studentë të Durrësit që të dalin sërish në protesta.

Studentët e Universitetit  'Aleksandër Moisiu' kanë dalë edhe sot në protesta për ndotjen mjedisore që vjen si pasojë e djegies së mbetjeve në Porto Romano.

Në Porto Romano, plehrat digjen në ambjent të hapur. Kjo është kthyer në një shqetesim serioz për qytetin bregdetar të Durrësit.

Por më shumë nga të gjithe ndotjen po e vuajnë studentët e Universitetit  "Aleksandër Moisiu", të cilët studiojnë vetëm 500-600 metra larg nga vendgrumbullimi i mbetjeve.

Studentët thonë se e kanë të pamundur të studiojnë në auditoret e Universitetit, pasi i gjithë tymi i mbetjeve përfundon nëpër sallat e korpusit universitar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco