Avokati grek: Nuk ka varrim për 35-vjeçarin e vrarë në Bularat, ja çfarë synojmë

Avokati grek: Nuk ka varrim për 35-vjeçarin e vrarë në Bularat, ja çfarë synojmë

11:03, 30/10/2018
A+ Aa A-

Duket se tani për tani, nuk do të ketë një ceremoni varrimi për 35 vjeçarin Kostandinos Kaçifa, i cili u vra pas një shkëmbimi zjarri me repartin RENEA, në fshatin Bularat.

Ditën e djeshme familja e viktimës deklaroi, se ka dyshime se djali i tyre i vetëm është vrarë pasi është kapur i gjallë, prandaj kërkojnë një ekspertizë të dytë nga pala greke.

Këtë fakt e ka konfirmuar për emisionin e mëngjesit në televizioni grek Tv Antena, edhe avokati i familjes, Kostas Jovanopolus. Ai deklaroi, se nuk do të ketë një ceremoni mortore për 35 vjeçarin e vrare në Bularat, pa pasur dosjen e plotë të autopsisë.

“Nuk kemi njoftim zyrtar si familje, për ngjarjen e rëndë. As nuk është hapur dhe as  nuk është mbyllur dosja. Informacionet nuk janë të sigurta. Ka përfunduar faza e parë e procedurës nga autoritete shqiptare, por nuk kemi asnjë informacion zyrtar nga ata për autopsinë. Nuk e dimë as kush e ka bërë dhe as kur është bërë autopsia”, tha për Tv Antena, avokati grek i pajtuar nga familja Kaçifa.

Avokati gjithashtu siguroi, se familja e viktimës, do të frenojë procedurën e varrimit deri sa të ketë përgjigjen e saktë, për shkakun e  vrasjes.

“Jam i përmbajtur, jam në tokë të huaj. Nuk mund të them të gjitha gjërat që mendoj. Ka shumë spekullime për çështjen”, ju përgjigj ai pyetjes, se a ishte i ligjshëm ekzekutimi i 35-vjeçarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz30/10/2018 14:51

Autopsia eshte e qarte, plumbi i hyri nga koka dhe i doli nga bytha, thjesht mori ate qe kerkoi. Tani le tja mbaj bytha ndonje greku tjeter te beje heroin ne token tone dhe do marri pergjigjen e merituar.

Shto koment

Denonco