Prokuroria kërkoi 64 vite burg, sot merret vendimi për bandën ‘Shullazi’

Prokuroria kërkoi 64 vite burg, sot merret vendimi për bandën ‘Shullazi’

10:17, 30/10/2018
A+ Aa A-

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca e rradhës ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij. Në seancë nuk është i pranishëm asnjë nga 5 anëtarët e bandës “Shullazi”. Ata përfaqësohen nga avokatët e tyre, të cilët po lexojnë konkluzionet e mbrojtjes.

Seanca gjyqësore e ‘Shullazit’ po zhvillohet nën masa të forta sigurie.

Më 2 tetor Prokurorët kanë kërkuar në total 64 vite burg për të gjithë të akuzuarit. Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco