Lihet në burg vëllai i ish-deputetit të PS

Lihet në burg vëllai i ish-deputetit të PS

13:41, 22/10/2018
A+ Aa A-

I arrestuar pak dite me pare dhe i mbajtur i fshehur nga policia, Altin Isarai është lënë në burg nga Gjyata e Tiranës.

Ky i fundit është vëllai i drejtorit aktual të transportit rrugor shqiptar, Arben Isaraj, i cili ka qenë edhe deputet i PS.

Altin Isaraj u arrestua nga policia e kryeqytetit gjatë operacionit të arrestimeve të fundjavës.

47-vjeçari është arrestuar për 'trafikim të armëve dhe municioneve" dhe shpërndarje të lëndëve narkotike'. 

'Më datë 20.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I. vjeç 47, banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 283/1 e 278/1 të Kodit Penal', informoi shkurt policia e Tiranës.

Policia reagoi vetem pas denoncimit te gazetari Basir Çollaku i cili shkruajti se policia po e mban te fshehur, me qellim qe Gjykata me pas te vendose vetem detyrim paraqitje per te.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco