FOTO/ Maunia e ngarkuar mbi maune, mbi të kamioni, traktori dhe dy makina: tmerrohet policia gjermane

FOTO/ Maunia e ngarkuar mbi maune, mbi të kamioni, traktori dhe dy makina: tmerrohet policia gjermane

10:42, 21/10/2018
A+ Aa A-

Një maune është ndaluar nga policia gjermane në Hessen, natën e së martës, me dyshimin e një defekti në te. Pas kontrollit të zakonshëm, policia e detyroi shoferin të hapë maunën dhe të shikojë ngarkesën. Para syve i doli një pamje e jashtëzakonshme:

Në rimorkion e maunes, një maune tjetër e llojit Mercedes 7.5 tonelata, ndërsa mbi të një kamionçinë e verdhë Ford Transit dhe mbi këtë tjetrën, një makinë e vogël Renault Megane! Kështu shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Por edhe kjo me duket se nuk ishte e mjaftueshme si ngarkesë. Pasi zyrtarët e  Policisë, në fund të maunes zbuluan edhe një traktor që kishte dalë dukshëm jashtë saj, duke tejkaluar dukshëm lartësinë e përgjithshme të lejuar. Mbi traktor ishte vendosur edhe një veturë e llojit Vë Lupo, e bardhë, njofton më tej Albinfo.ch.

Pas hetimeve të para të policisë, shoferi ishte nisur nga Esseni në drejtim të Bullgarisë. Atje ai ka dashur t`i transportojë automjetet e blera nga një shtetas gjeorgjian dhe një shqiptar. Por, ata do të mbesin me gishta në gojë, informon më tej Albinfo.ch.

Oficerët e policisë, maunën e ngarkuar dhe ngarkesën e saj e shoqëruan deri një vendparkim, duke ia ndaluar udhëtimin e mëtutjeshëm. Veçanërisht pasi automjetet kishin edhe defekte të sigurisë. Sipas policisë, maunia do të arrinte deri te nënkalimi i ardhshëm dhe më pas do të ndalonte, pasi nuk e lejonte lartësia e madhe e traktorit, informon më tej Albinfo.ch. Për fat të mirë, të gjitha dokumentet e automjeteve kanë qenë në rregull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zcccvv21/10/2018 14:05

Ketu te ne te ndalojne vetem per gjamat e zinj edhe kete pa ligj por duke ju referuar nje ligji te vjeter shoqeruar nga nje VKM e 2005, sepse Saliu nuk kishte mundesi te reformonte kodin rrugor po ja preu shkurt me vkm.

Shto koment

Denonco