8 vite burg nipave të ish-deputetit të PS. Ja emrat

8 vite burg nipave të ish-deputetit të PS. Ja emrat

18:42, 19/09/2018
A+ Aa A-

Pas 29 seancash gjyqësore gjykata e Apelit Shkodër ka dënuar Vilson dhe Damjan Ndokën, me 8 vite heqje liri.

Vendimi nga gjykata është dhënë ditën e sotme.

Damjan Ndoka dhe Vilson Ndoka janë dy nipat e ish-deputetit Arben Ndoka.

Dy kushërinjtë Ndoka kanë tentuar të vrasin Fatmir Nikollin.

Ngjarja është regjistruar në 16 shtator 2014 në Lezhë.

Fatmir Nikolli ishte kthyer në Shqipëri pas 6 vitesh emigracion në Itali me qëllim dhënien e provimit të maturës.

Nga breshëritë e automatikut është plagosur rastësisht edhe Lindita Gjoka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco