Babai shkon i dehur në shtëpi, dhunon gruan e kap e bën veprime me vajzën e tij 10 vjeçe

Babai shkon i dehur në shtëpi, dhunon gruan e kap e bën veprime me vajzën e tij 10 vjeçe

12:31, 06/12/2016
A+ Aa A-

Një tjetër burrë është arrestuar sepse në gjendje të dehur ka shkuar në banesën e tij dhe pasi ka dhunuar gruan, ka nisur të bëjë veprim të turpshme me vajzën e tij vetëm 10 vjeçe.

Burime nga policia thanë për SYRI.net se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 minuta. Stefan P., mësohet se kishte shkuar në i dehur në shtëpi dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij, M. P., dhe më pas me vajzën e tij vetëm 10 vjeçe ka nisur që të bëjë veprim të turpshme.

Vajza e mitur, ka deklaruar përpara oficerëve të policisë dhe psikologes se, i ati i saj vazhdimisht kryente veprime të turpshme, duke i treguar organet e tij gjenitale.

Policia ka marrë një telefonatë nga gruaja e cila ka kërkuar ndihmë, shkruan SYRI.net. Menjëherë është shkuar në banesën ku po ndodhte ngjarja, në zonën e Kombinatit dhe është vënë në pranga Stefan P.

Ndaj gruas dhe vajzës është lëshuar një urdhër-mbrojtje i menjëhershëm. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco