I arrestuar për trafik droge/  Ja çfarë do të ndodhë nesër me Edmond Begon

I arrestuar për trafik droge/ Ja çfarë do të ndodhë nesër me Edmond Begon

20:32, 19/08/2018
A+ Aa A-

Policia greke ka dhënë detaje të reja, për Edmon Begon, i cili u arrestua në Igumenicë, ndërsa po tentonte të kalonte kufirin.

Burme nga policia greke bëjnë me dije se Bego është ende i arrestuar në Igumenicë, dhe nesër do të dalë para prokurorit për tu përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ndërkohë që pritet që nesër të jepet vendimi nëse Bego do të vijojë të rrijë në qeli apo jo.

Kujtojmë që 48 vjeçari Bego është arrestuar ditën e djeshme nga policia greke, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane pasi është i dënuar për trafik droge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lushingabarbullushi19/08/2018 23:08

Qenka dhe pak human! Se dhe ky jepka 300$ per burka... Suksese.

Shto koment

Denonco