Vdekja tragjike e 3-vjeçarit në Korçë, nëna tregon tmerrin: Ja çfarë ndodhi

Vdekja tragjike e 3-vjeçarit në Korçë, nëna tregon tmerrin: Ja çfarë ndodhi

17:35, 16/08/2018
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të tjera për ngjarjen e rëndë e ndodhur sot në Korçë ku një 3-vjeçar humbi jetën pasi i ra sipër një bombol.

Familjarët e vogëlushit tregojnë se në momentin e ngjarjes fëmija ishte në shtëpi së bashku me të ëmën.

Fëmija 3-vjeçar ka shkuar në dhomën e gjyshit, në të cilën ndodhej një bombol oksigjeni. Bombola përdorej nga i gjyshi, që vuan nga astma. Fëmija ka prekur bombolën, e cila ka rrëshqitur duke e  zëne poshtë. Bombola e përmasave të mëdha dhe më peshë të konsiderueshme.

E ëma tregoi se e ka parë të mbuluar nga gjaku dhe e ka dërguar në spitalin e Korçës, por 3-vjeçari nuk ka mbijetuar.

Njoftim i plotë i Policisë

Më datë 16. 08. 2018, rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë, një bombol gazi e madhe e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit.

Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco