'Peshku i madh', Arta Marku i bllokon nje apartament 67 m2 Adriatik Llalles

'Peshku i madh', Arta Marku i bllokon nje apartament 67 m2 Adriatik Llalles

13:36, 23/07/2018
A+ Aa A-

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publik vendimin e gjykatës së Tiranës per krimet e renda për sekuestrimin ë një pjesë të pronave të Ish kryeprokurorit Adriatik Lllala.
 
Ja njoftimi i plotë i Prokurorisë së Përgjithshme:

Njoftim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka rregjistruar proçedimin penal nr.65 viti 2018, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.
 
Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë proçedim penal, në bashkëpunim të ngushtë me policinë gjyqësore në Drejtorinë Hetimore Qëndrore, pranë Departamentit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore.
 
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale.
 
Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:
 
Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
  
Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
 
Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
 
Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
 
Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;
 
Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme.
 
Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë.
 
Vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

XXIK23/07/2018 18:10

Sekuestro,,,, ligji te zbatohet edhe per tere ministrat me ne krye kryeministrin. Nese duhet, e te kete drejtesiti behet vetingu edhe atyreper pasurite monetare e kursimet, ne i thencin se i kane vjedhje, por edhe per mos zbatim te ligjeve e kushtetueteshmerine qe e kane bere cope, e qe e kane pervetesuar. Me berjen e ketyre krijohet besueseshmeria, perndryshe ky shtet quhet i deshtuar e mafioz, qe duhet shporrur sa ma pare, per te shpetuar demokracia nga bijte e kurvit.

Shkodran23/07/2018 13:56

Tani Llalles nuk i ngel gje tjeter,atje nga Gjermania qe eshte te nxjerrin videot dhe rregjistrimet e gjith ketyre olehrave te "rilindjes"

tako23/07/2018 13:54

Po tahirit cfare i ka sekuestruar kjo prokurori ? Apo tahiri eshte peshk i vogel

Shto koment

Denonco