Kokëfortë me Policinë?! Fierakut i fluturojnë 30 mijë eurot që fshihte në makinë Paratë që iu sekuestruan të arrestuarit

Kokëfortë me Policinë?! Fierakut i fluturojnë 30 mijë eurot që fshihte në makinë

10:26, 22/07/2018
A+ Aa A-

Kryeneçësia ndaj Policisë i ka kushtuar 30 mijë euro një 37-vjeçari nga Fieri. K.B. nuk i bind urdhërit të policit rrugor për të ndaluar, por ai u ndoq dhe u kap duke ngjallur dyshime për ç'ka fshihet në makinën e tij. Surpriza ka qënë e madhe pë efektivët e Fierit dhe mjaft e hidhur për të të ndaluarin: ai fshihte 30 450 euro në makinë, për të cilat nuk diti të thoshte se ku i kishte gjetur! 

Ja si ndodhi arrestimi, Policia dha detajet:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u procedua penalisht shtetasi K.B, 37 vjeç, banues në Fier. Në datën 21.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në vendin e quajtur "Rotondo e Kryqëzimit të Parkut”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë në pikë kontrolli dhe mbasi është ndjekur e ndaluar nga shërbimet e policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 450 euro, për të cilat nuk dha shpjegim për origjinën e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga Nenet 287 e 242 të Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco