Arta Marku nuk ndalet, ndryshime të tjera në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Emrat

Arta Marku nuk ndalet, ndryshime të tjera në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Emrat

14:09, 19/07/2018
A+ Aa A-

Kryeprokurorja e komanduar e Përgjithshme, Arta Marku, e cila “ka lënë gjurmë” në këto më se 7 muaj në këtë detyrë, vetëm në ndryshimet në prokuroi, ndër vartësit e saj, sërish, vazhdon me të njëjtën metodë.

Objekt i ndryshimeve të tjera, sërish është Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ndryshimet më të fundit lidhen me kalimin e prokurorit Genti Osmani, nga sektori i Trafiqeve kaloi te linja e Korrupsionit dhe Hetimit Pasuror.

Osmani është një nga prokurorët me karrierë në këtë fushe dhe anëtar i grupit hetimor të dosjes "Tahiri" dhe anëtar i grupit hetimore te dosjes "Babale". Njëkohësisht Osmani do vazhdojë të jetë dhe Zv/Drejtues i Krimeve të Rënda.

Po kështu, Anton Martini kalon te sektori i Trafiqeve. Anton Martini, është një prokuror karriere që ka hetuar disa dosje të rëndësishme në këtë prokurori.

Linja e prokurorit Besniku Muçi mbetet e palëvizur. Arenc Çela i shtohet kësaj linje pas largimit nga drejtimi i sektori i hetimit pasuror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Niku19/07/2018 14:17

Prokuore dhe djem te mire.

Shto koment

Denonco