FOTO/ Arrestohet një nga shqiptarët e arratisur në Greqi. Ja emri

FOTO/ Arrestohet një nga shqiptarët e arratisur në Greqi. Ja emri

11:50, 23/06/2018
A+ Aa A-

Një nga shqiptarët e arratisur nga komisariati i Policisë së Argyroupolit është prangosur.

Lajmi bëhet nga mediat greke.

Sipas tyre në pranga është vënë Gertian Vrushaj, 24 vjeç nga Shqipëria.

Ai ishte rrethuar në një zonë jo shumë larg vendit të arratisjes.

Sipas medieve, Vrushaj është kapur i fshehur në një dollap rrobash, pasi e kishte marrë vesh se po rrethohej nga policia.

Image

Ditën e martë tre shqiptarët u arratisën në orët e para të mëngjesit nga qelitë e paraburgimit të një komisariatit në periferi të Athinës.

Ata u hodhën nga qelia e ndodhur në katin e dytë të ndërtesës, pasi kishin prerë me sharrë hekurat e dritares së qelisë. Bëhet fjalë për një lartësi 10 metra nga toka.

Tre shqiptarët të dënuar për vjedhje dhe hyrje me forcë në shtëpi, ishin arrestuar më 13 qershor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco