“Kumanova është Shqipëri”, futbollisti shqiptar tmerron maqedonasit

“Kumanova është Shqipëri”, futbollisti shqiptar tmerron maqedonasit

15:05, 13/06/2018

Mesfushori shqiptar Taulant Seferi ka ndezur debate të ashpra në Maqedoni.

Seferi i cili ditë më parë ka postuar një fotografi ku në bluzën e tij shkruante “Kumanova është Shqipëri”.

Ai ka deklaruar pas kësaj se nuk ka pas për qëllim fyerjen e maqedonasve, por ai ishte mendimi i tij, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Kur e bëra foton me fanellën e Shqipërisë, duke thënë se Kumanova është Shqipëri, nuk e kisha qëllimin për të prekur maqedonasit”, tha ai.

“Megjithatë ai është mendimi imi dhe i çdokujt që e ndien veten shqiptar. Nuk doja të provokoja maqedonasit, pasi kam luajtur aty, por dua të theksoj edhe njëherë se ky është mendimi i të gjithë shqiptarëve”, shprehet Seferi.

“Kam parë fyerjet e maqedonasve pas këtij veprimi të bërë nga ana ime, por nuk më interesojnë ato, dua të eci përpara. Tashmë ëndrra ime është që të thirrem nga Panucci sa më shpejt, do të vë shpirtin në fushë me Kombëtaren”, u shpreh Taulant Seferi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Populli13/06/2018 15:39

Ndaj e bere tere kete "reklame"? Te te therrase Panucci ne formacion? Lërini politikanet ta bejne politikën! Ju beni futbollin!...fair play....

Shto koment