Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ndryshime në Policinë e Tiranës, ja kush janë shefat e rinj

Ndryshime në Policinë e Tiranës, ja kush janë shefat e rinj

11:11, 11/06/2018
A+ Aa A-

Ndryshime në stafin drejtues të komisariateve te policisë së Tiranës.

Me urdhër të drejtorit të Përgjitshëm të Policisë janë miratuar edhe ndryshime në Drejtorinë vendore te kryeqytetit.

Kryekomisar Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6.

Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.

Nënkomisar Neritan Boçi, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco