Masakroi me thikë nënën e tij/ 62-vjeçari do shtrohet në spital psikiatrik

Masakroi me thikë nënën e tij/ 62-vjeçari do shtrohet në spital psikiatrik

11:02, 16/05/2024
A+ Aa A-

62-vjecari Arsen Dani, i cili të hënën masakroi me thikë nënën e tij, Gjylie Dani, do të qëndrojë në burg pa afat.

Po ashtu, ai do të shtrohet në një spital psikiatrik.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 13 majit ku 62-vjeçari goditi me thikë nënën e tij të moshuar duke e lënë të vdekur në vend.

Krimi u regjistrua në lagjen “Besëlidhja” të qytetit, brenda banesës ku ata jetonin.

86-vjeçarja dhe djali i saj jetonin bashkë në një apartament në Lezhë, ndërsa dy fëmijët e tjerë të viktimës banojnë në Tiranë.

Nga raportimet e deritanishme thuhet se 62-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërsa sipas të afërmve të tij, Dani ka mbaruar shokllën për mjekësi, madje ka qenë ekselent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco