FOTO/ Vrasësi shqiptar arratiset për herë të katërt nga burgu, vritet nga Policia

FOTO/ Vrasësi shqiptar arratiset për herë të katërt nga burgu, vritet nga Policia

10:53, 04/06/2018
A+ Aa A-

Njëshqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje në Maqedoni, në përpjekje për t’iu shmangur policisë, ka mbetur i vrarë; ngjarja ndodhi në Tetovë. Viktima Jeton Rexhepi, 38 vjeç, ishte dënuar  për vrasje.

Ai ishte arratisur edhe vite më parë nga burgu, në 2012, në 2014 dhe në 2016 dhe Policia e kishte kapur. Kjo ishte tentativa e katërt e tij dhe e Policisë për ta ndaluar arratisjen e tij. Por, këtë radhë Rexhepi  iu kundërpërgjigj me armë zjarri.

Burimet e para nga terreni, sipas mediave maqedonase, thanë se Rexhepi ishte i armatosur dhe hapi zjarr drejt Forcave Speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit.  Të dhënat jozyrtare flasin se Rexhepi akuzohej gjithashtu edhe për një rrëmbim, gjatë viteve të tij të arratisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco