VIDEO/ I riu u zhduk në lumin Erzen, policia jep detaje të reja

VIDEO/ I riu u zhduk në lumin Erzen, policia jep detaje të reja

15:25, 20/05/2018
A+ Aa A-

Jane duke vazhduar kerkimet ne lumin Erzen per te riun, Xhorxho Seferi qe ra dje ne kanion dhe ende nuk eshte gjetur.

Policia e Shtetit ben te ditur se qe nga mengjesi e deri ne oret e pasdites kane vazhduar kerkimet, por ende pa rezultate.

Kjo per shkak se rrjedha e lumit eshte e forte dhe terreni eshte i veshtire, me shpate te thepisura.

Njoftimi i Policise per kerkimet:

Pëllumbas - Tiranë / Polombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet në grykën e Skuranës në lumin Erzen, për gjetjen e trupit të 20 – vjeçarit Xh.S.

Prej orës 08.00 të ditës së sotme, polumbarët e Renea-s kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të 20 - vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur ditën e djeshme në lumin Erzen, në vendin e quajtur Shpella e Pëllumbasit.

Kërkimet nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në në grykën e Skuranës, në një terren shumë të vështirë.

Është devijuar një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur.

Krahas kërkimeve nga polumbarët e Reneas, një grup punonjësish police të Stacionit të Policisë Farkë, kanë vijuar krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Gajtë kërkimeve nga Polumbarët e Renea-s, ka qenë i pranishëm edhe vëllai i shtetasit që dyshohet i mbytur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco