Protesta para zyrës së Xhafajt, ja sa forca policore ishin në gadishmëri

Protesta para zyrës së Xhafajt, ja sa forca policore ishin në gadishmëri

16:52, 16/05/2018
A+ Aa A-

Rreth 70 forca policore ishin të pranishme në protestën e opozitës para godinës së Ministrisë së Brendshme, për garantuar sigurinë.

Protesta e nisur rreth mesditës zgjati rreth 60 minuta dhe kaloi pa incidente të rënda.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Kryeministrit Edi Rama.

Protesta e sotme erdhi pas denoncimeve të vazhdueshme të Partisë Demokratike, se Fatmir Xhafaj, në kohën kur ishte kryetar i komisionit të ligjeve, shkeli ligjin duke i garantuar mos ekstradimin në Itali të vëllait.

Ky i fundit, në vitin 2012 është dënuar me 7 vite e 2 muaj burgim për përfshirjen në një grup trafiku droge nga gjykata Supreme italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco