Hajdari në Syri.net: Ja pse mungon besueshmëria te policia dhe pse vetingu është një farsë...

Hajdari në Syri.net: Ja pse mungon besueshmëria te policia dhe pse vetingu është një farsë...

18:33, 26/04/2018
A+ Aa A-

Aleks Hajdari tha në studion e Syri.net që organizmat ndërkombëtarë të kenë shkëmbime informacionesh me Policinë e Shtetit duhet që besueshmëria të jetë në nivelet më të larta.

Hajdari tha se në vitet e fundit niveli i besueshmërisë mes organizmave ndërkombëtare të sigurisë dhe Policisë së Shtetit ka qenë në nivele shumë të ulëta. Në këtë kuadër, Hajdari përmendi qoftë rastin e laboratorit të drogës në Xibrakë apo kapjen e 613 kg kokainë në Durrës, ku informacioni nuk i është dhënë Policisë së Shtetit, por prokurorisë.

“Mendoni se do të vinte në Shqipëri 613 kg kokainë pa asnjë garanci? Mendoni se kjo sasi u nisë për në Shqipëri me fjalën e një doganieri që do të bënte një vesh shurdh dhe një sy qorr? Garancia për këtë sasi malli është në nivele shumë të larta, ndaj dhe mungon besueshmëria e organizmave të huaja me Policinë e Shtetit, porsa i takon shkëmbimit apo dhënies së informacionit”, tha Hajdari.

Lidhur me vetingun në Policinë e Shtetit, Hajdari theksoi se nëse Fatmir Xhafaj do e kishte seriozisht këtë proces, atëherë minimumi duhej të ndryshonte ligjin në Kuvend, pasi nëse një punonjësi që për dy vjet nuk është më pjesë e organizatës së Policisë së Shtetit, nuk mund të rikthehet më në këtë organizatë.

“Mendoj se është një farsë i gjithë ky proces”, tha Hajdari, duke shtuar se ka handikape ligjore në ligjin për vetingun që bien ndesh me ato të Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco