Ngjarje e rëndë në Dropull/ Gruaja gjen burrin të varur me litar. Detajet

Ngjarje e rëndë në Dropull/ Gruaja gjen burrin të varur me litar. Detajet

17:25, 22/04/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llovinë, njësia administrative Dropull i Sipërm. Një burrë është gjetur në banesë nga bashkëshortja e tij i vetëvaruar me litar. Viktima është Dh.P, rreth 60 vjeç dhe sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Llovinë, njësia administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull, në banesën e tij, është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij, shtetasi Dh.P., rreth 60 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonje faktor tjetër.

Në vendngjarje kashkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco