E rëndë, ishte nisur për në Sarandë, turisti vdes në autobus

E rëndë, ishte nisur për në Sarandë, turisti vdes në autobus

15:41, 21/04/2018
A+ Aa A-

Ishte nisur për në Sarandë për të shijuar rrezet e diellit të kësaj fundjave, por nuk mundi të mbërrijë në destinacion.

Kjo pasi pa shkuar as në mes të rrugës, gjeti vdekjen në autobusin në të cilin po udhëtonte.

Ngjarja u shënua paraditen e kësaj të premteje në Fan të Mirditës, ku viktima është 56-vjeçari N. F., nga Prishtina.

Duke udhëtuar me autobusin e linjës nga Prishtina për në Sarandë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, si pasojë e një infarkti kardiak.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për vdekje natyrale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco