Tragjedi në një familje në Tiranë, burri gjen gruan të varur

Tragjedi në një familje në Tiranë, burri gjen gruan të varur

17:21, 17/04/2018
A+ Aa A-

Tiranë - Një 40-vjeçare është gjetur e varur në banesë nga bashkëshorti i saj. Sipas policisë, viktima është A.B., e cila sipas hetimeve paraprake rezulton të jetë vetëvarur.

Një telefonatë ka dhënë alarmin në Sallën Operative të Policisë rreth orës 13:30. Pas kësaj, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor. Sipas Policisë, ka rezultuar se, A.B., 40 vjeçe, dyshohet se është vetëvarur në banesën së saj.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco