VIDEO/ Pamjet kur shqiptarët hidhen nga ura për t'i shpëtuar policisë italiane, por ..

VIDEO/ Pamjet kur shqiptarët hidhen nga ura për t'i shpëtuar policisë italiane, por ..

11:11, 16/11/2016
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ata rrezikuan jetën për t’i shpëtuar policisë, por ishte e kot! Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa dyshohen për disa grabitje në Meduna e Livenza, provincën e Venetos.

Policia kishte pikasur një automjet “Audi A6”, që dyshohej se ishte i vjedhur dhe kishte filluar ndjekjen.

Pas një ndjekje për disa kilometra, tre të rinjtë shqiptarë janë bllokuar sipër një ure.

Por ata nuk ndaluan dhe u hodhën në lumë. Dy prej tyre u arrestuan menjëherë pasi nuk mundën të notonin, nga uji i ftohtë.

I treti u arrestua pasi doli në breg. Pas verifikimeve rezultoi se automjeti ishte i vjedhur dhe tre shqiptarët e arrestuar, të cilët janë nën 30 vjeç, janë përgjegjës për disa grabitje. 


Shqiptarët hidhen nga ura ne Veneto by news-al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco