Dalin FOTOT/ Ja kush janë dy shqiptarët që masakruan gruan në Itali

Dalin FOTOT/ Ja kush janë dy shqiptarët që masakruan gruan në Itali

21:26, 06/01/2018
A+ Aa A-

I riu që shihni në foto është Lisand Ruzhdija, ndërsa tjetri Agim Ajdinaj, daja i 27-vjeçarit që studionte në Universitetin e Romës.

    Dy shqiptarët u arrestuan në Itali për vrasjen e gruas marokene Kadija Bencheikh, e cila u gjet e pajetë në një zonë rurale komunën Valeggio sul Mincio, provincë në Verona, mbrëmjen e 30 dhjetorit. Trupi i gruas u gjet i copëtuar në disa pjesë në një zonë me ullishte.  

    Image

    Agim Ajdinaj, 51 vjeç, bashkëjetonte me 46-vjeçaren marokene.

    Ajdinaj është akuzuar për vrasjen e partneres të tij dhe për ndarjen e trupit, ndoshta me një sharrë elektrike. Ndërsa nipi akuzohet se ka marrë pjesë në masakrimin e trupit dhe transportimin në fshatin Valeggio, ku u gjet kufoma.

    Sipas raportimeve të medieve italiane, të dy u arrestuan mbrëmjen e djeshme me urdhër të prokurorisë.

    46-vjeçarja jetonte në Itali prej më shumë se 20 vitesh ku ka punuar si kujdestare dhe si pastruese. Agim Ajdinaj ishte bashkëjetuesi i saj prej 1 viti pasi marokenia ishte ndarë nga ish-burri prej 9 vitesh. Të dy jetonin në Verona. Ngjarja po hetohet në pistën e mosmarrëveshjeve në çift mes 51-vjeçarit dhe viktimës. Kadjia Bencheikh ishte zhdukur që para Krishtlindjeve.

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco