‘Vrasja e nderit’, dy të akuzuar për ekzekutimin e Kujtim Prengës

‘Vrasja e nderit’, dy të akuzuar për ekzekutimin e Kujtim Prengës

21:33, 11/10/2017
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë akuzuar nga Prokuroria gjermane për vrasjen e Kujtim Prengës në Visselhövede të Gjermanisë, në Janar të këtij viti.

Prokuroria dyshon se akti krinal është një "vrasje nderi", që lidhet me një ngjarje të ndodhur më 30 dhjetori 2011 në Kamzë, kur Prenga, gjatë detyrës si badigard, qëlloi për vdekje një person me një armë zjarri që e kishte me leje. Për këtë, ai është dënuar në Shqipëri dhe pasi shleu dënimin në vitin 2016, u largua për të jetuar në Gjermani.

Autorët, një 24-vjeçar dhe një 23-vjeçar, lëviznin me një motor, kur bënë atentatin. 23-vjeçari, i arrestuar në Prill në Gjermani, dyshohet se ishte shoferi i motoçikletës, ndërsa 24-vjeçari i arrestuar në Amsterdam të Holandës disa ditë më pas, akuzohet se shkrepi këmzën.

Image

Mësohet se prokuroria gjermane ka nisur edhe bashkëpunimin me drejtësinë shqiptare për të marrë në dorëzim hetimet lidhur me rastin e vrasjes në Kamzë dhe materiale të tjera të vlershme që i shërbejnë krimit në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco