Asociacioni në Kushtetuese: ShBA me qëndrim të njëjtë

Asociacioni në Kushtetuese: ShBA me qëndrim të njëjtë

13:03, 16/05/2024

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, ka thënë se i është drejtuar Këshillit të Evropës me një letër ku theksohet se Qeveria zotohet se do ta dërgojë një draft të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Dhe, kjo sipas saj do të bëhet deri në fund të muajit maj.

Por, qëndrimi rreth çështjes së Asociacionit nuk ka ndryshuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv një burim brenda Ambasadës Amerikane.

Qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, e transmetoi më 8 maj i dërguari për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Escobar pati deklaruar se ka pasur shqetësime tek disa anëtarë të KiE-së rreth Asociacionit.

“SHBA s’ka votë në Këshillin e Evropës. Por, e di që ka shqetësime tek disa anëtarë, që Asociacioni dhe disa kërkesa të tjera që janë bërë viteve të fundit dhe disa çështje me minoritetet s’janë plotësuar. Është qëndrimi i SHBA-së që Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Kosova duhet të dëgjojë partnerët evropianë dhe të punojë me ta”, kishte thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco