Refuzoi takimin me Ramën/ Kurti pret sot presidentin Begaj në zyrën e tij

Refuzoi takimin me Ramën/ Kurti pret sot presidentin Begaj në zyrën e tij

10:30, 12/06/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë sot në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, raporton Express.

Para dy ditësh në Kosovë ka qëndruar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mirëpo Kurti nuk e ka takuar.

Mos takimi i tyre ka kthyer në vëmendje sërish raportin mes dy kryeministrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco