'38 mijë ushtarë folën në gjuhën globale të lirisë', Osmani: Kemi paguar çmim të shtrenjtë për lirinë

'38 mijë ushtarë folën në gjuhën globale të lirisë', Osmani: Kemi paguar çmim të shtrenjtë për lirinë

11:17, 12/06/2024

Presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj përpara Kuvendit, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të vendit, ripërsëriti edhe njëherë falënderimet ndaj NATO dhe anëtarëve të saj që bën të mundur lirinë e Kosovës.

Teksa nderoi heronjtë dhe kontributorët e kësaj dite historike, Osmani shtoi se Kosova, sot është një realitet i pakthyeshëm me objektiv të qartë për t’u anëtarësuar në NATO e BE.

“NATO ishte dritë shprese, një shans për drejtësi, liri. Thirrjet e popullit tonë, dëbimi dhe spastrim etnik ishin thirrje për drejtësi. Prandaj në qershor 1999 muret e tiranisë u shembën.

Atë ditë 38 mijë ushtarë komunikuan me gjuhën globale të lirisë. Atë ditë Evropa lindi në një Prishtinë të lirë. Do të kujtojmë rezistencën e presidentit Rugova për liri e pavarësi dhe aleancat e fuqishme që krijoi. Do ta kujtojmë heroizmin e komandantit Adem Jashari që u shndërruan në gurthemelin e lirisë.

Do nderojmë kujtimin e të gjithë dëshmorëve. Mijëra familje nuk kanë ku të vendosin lule pasi varret janë të zbrazëta. Sot qëndrojmë në tokën e lirë duke kujtuar historinë e lavdishme. Prania e aleatëve, dëshmi e botës ndaj drejtësisë dhe dinjitetit.

Liria nuk është dhuratë, ne kemi paguar një çmim të lartë për të. NATO në 1999 na dha mbështetje, prandaj ne sot synojmë anëtarësimin në këtë organizatë me ushtrinë tonë e cila është e gatshme”, tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco