Abdixhiku: Perëndimi është identiteti ynë autokton

Abdixhiku: Perëndimi është identiteti ynë autokton

12:06, 10/06/2024

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe perëndimi”. Kjo konferencë vjen në vigjilje të 25 vjetorit të çlirimit duke kujtuar angazhimit e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Në fjalën e tij kryetari i LDK-së Lumir Abixhiku tha se reflektimin euroatlantik Kosova po e përjeton edhe tani, 25 vjet pas çlirimit.

“25 vite më parë ne gjetëm lirinë. Ajo na erdhi si triumf prej testamentit të përpjekjes së gjeneratave të tëra; erdhi si dritë e fundme e paqësorëve të 90-tave, besimi i të cilëve nuk reshti së pushuari kurrë; erdhi si altar përjetësie ku pushojnë djemtë e vajzat çlirimtare të Kosovës; erdhi si fitore e angazhimit monumental euroatlantik, që në qiellin sipër nesh na shfaqej nëpërmjet fluturakeve të NATO-s”, tha ai.

Abdixhiku theksoi se liria erdhi “nëpërmjet zërave të largët, që aso kohe na u bënë të afërt dhe në gjithë tmerrin e luftës e pafuqisë, ishin mes nesh për të na thënë se nuk ishim vetëm dhe s’do të mbeteshim vetëm”.

“Na vinin nëpërmjet zërave të Bill Clinton, Tony Blair, Javier Solana, Wesley Clark, Madeline Albright, Jamie Shea, Joshka Fisher, Massimo D’Alema, e përplot liderë e aktorë tjerë botërorë, që në orët më të rënda tona u gjendën krah nesh. Prandaj jemi mirënjohës përherë. Prandaj u jemi falenderues gjithherë! Liria erdhi siç e kishim besuar të gjithë”, tha i pari i LDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco