Kurti: Deklaratat e Blinken ishin të padrejta dhe naive, kam refuzuar kërkesën e Escobar

Kurti: Deklaratat e Blinken ishin të padrejta dhe naive, kam refuzuar kërkesën e Escobar

20:36, 30/05/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për gazetën britanike ‘Guardian’ pas trazirave të dhunshme në veri të vendit.

Kurti tha se dhuna u shkaktua nga turma fashiste të kontrolluara nga Serbia.

“Dita e djeshme ishte shumë e rëndë, ishim me fat që nuk pati humbje jete,” tha ai në një intervistë telefonike.

Kurti komentoi edhe qëndrimin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, i cili sipas gazetës lëshoi një kritikë të ashpër ndaj aleatit të SHBA, duke thënë se vendimi për të përdorur forcën për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të vendit ishte marrë kundër këshillave të SHBA dhe partnerëve europianë.

Kurti shprehu pakënaqësinë e tij ndaj kësaj deklarate, duke e cilësuar ati si një zbutje të Vuçiçit.

“Mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive,” tha Kurti. “Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme”.

Që atëherë, Kurti tha se kishte folur me Gabriel Escobar, të dërguarin special të SHBA për Ballkanin. Ai tha se Escobar kishte kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të zhvendosnin kryetarët e komunave në objekte të tjera, ose të punonin nga shtëpia, një kërkesë që ai e kishte refuzuar.

“Nuk mund të kemi kryebashkiakë Zoom-i, ne jemi republikë demokratike. Një republikë demokratike nuk mund t’i dorëzohet milicisë fashiste,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco