Edon Zhegrova, dy asiste në fitoren e Lille ndaj Monacos

Edon Zhegrova, dy asiste në fitoren e Lille ndaj Monacos

19:16, 29/10/2023
A+ Aa A-

Lille ka regjistruar fitoren e radhës në Ligue 1, në të cilën merita të mëdha ka edhe Edon Zhegrova.

Ylli i Kosovës kontribuoi me dy asiste në fitoren 2-0 ndaj Monacos.

Kjo ndeshje i takoi javës së dhjetë dhe u zhvillua në stadiumin “Pierre-Mauroy”.

Zhegrova fillimisht asistoi për Ivan Cavaleiron, që shënoi në minutën e 32-të.

Kurse, 10 minuta më pas, Bafote Diakite realizoi pas asistimit tjetër të 24-vjeçarit.

Sulmuesi dardan në këtë ndeshje luajti për 72 minuta.

Edon Zhegrova tani numëron tre asistime në elitën e futbollit francez dhe një gol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco