Vedat Muriqi i dhuroi një pikë të rëndësishme Mallorcas. Skuadra ishullore e mbylli në barazim 1-1 duelin në transfertë kundër Cadizit, duke ruajtur distancën prej 6 pikësh me rivalët e sotëm.
Barazim i artë për objektivin mbijetesë për finalistët e Kupës së Mbretit.
Sulmuesi dardan realizoi një gol të bukur me kokë në minutën e 12’, i gjashti sezonal për të në La Liga.
Gjithsesi, vendasit reaguan dhe barazuan shifrat pas një ore lojë me anë të Chris Ramos.
Dueli vijoi të ishte i luftuar dhe me raste, por gola nuk pati më dhe gjithçka u mbyll 1-1.
Në fund zhgënjim te Cadizi dhe çlirim te Mallorca, që mbetet 6 pikë mbi zonën e ftohtë.
© SYRI.net